Kurti: Serbët i kanë braktisë ndërtesat, ata e dinë që nuk janë të tyre, janë të Republikës

Aktuale

Kurti: Serbët i kanë braktisë ndërtesat, ata e dinë që nuk janë të tyre, janë të Republikës

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 11:21
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në seancën parlamentare ku po debatohet për zhvillimet e fundit në veriun e vendit tha se, zgjedhjet në tri komunat veriore duhet të mbaheshin, sipas tij,  njëherë u shtynë nuk mund të shtyheshin sërish.

Tutje Kurti tha se protestuesit serbë i kanë braktisur objektet komunale në veri sepse ata e dinë që ato objekte nuk janë të tyre por janë të Republikës së Kosovës.

“Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesë, ndërtesat kanë qenë të zbrazëta por të blinduara, ata i kanë braktisë ndërtesat, ata e dinë që nuk nuk janë të tyre janë të Republikës. Por në momentin kur po hyjnë kryetarët ata po shkaktojnë pengesa, pra ata nuk po i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ato, ata i kanë braktisë ndërtesat “, tha Kurti.

Madje ai tha se halli i tij kishte qenë te punëtorët serbë të administratës në komunë, sesi ata do të reagonin kur brenda objektit do të futej kryetari i ri i komunës, por që siç tha ai, ndërtesat komunale veçse kishin qenë të braktisura gjë që sipas tij, nënkupton se ata nuk i duan as ndërtesat zyrtare.

“Unë kam pasë hall se kur të vie puna që të hyjë kryetari në Komunë se çka do të bëjnë serbët që janë administratë brenda, por ata i kishin braktisë ndërtesat ndërtesat kanë qenë të zbrazëta. Por natyrisht që aty hyn kryetari i Komunës po kush tjetër. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat