Kurti, Krasniqit: Ia plotësuat kërkesën e parë Vuçiqit – çlironi kryetarët të shkojnë në zyrë

Aktuale

Kurti, Krasniqit: Ia plotësuat kërkesën e parë Vuçiqit – çlironi kryetarët të shkojnë në zyrë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 14:21
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë është duke kërkuar largimin e katër kryetarëve në veri nga ndërtesat komunale por edhe të policisë.

Sipas Kurtit, PDK-ja ia ka plotësuar kërkesën e parë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqi po thotë hiqni dy kryetarët që kanë mbetur. Pra, Zveçanin dhe Zubin Potokun, këta ia kanë plotësuar kërkesën Vuçiqit, ndërsa s’e kanë larguar policinë sepse nuk pyeten më për polici, e po të pyetshin, unë e di që edhe policinë e kishin larguar”, tha Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë kërkoi nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, që të “çlirohen” dy kryetarët e PDK-së në veri, e të shkojnë në punë.

“Çlironi ata dy kryetarë që i kanë fituar zgjedhjet në Zubin Potok e Zveçan e le të shkojnë në zyrë të tyre, se turp. Kur të ecë rroga duhet të punosh, kur duhet të garosh e zgjidhesh duhet fituar, prandaj çlironi ata kryetarë se ata duan të shkojnë në Zveçan dhe Zubin Potok. Policia i garanton, qeveria i mbështet e ju mos i mbani peng”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat