Zogaj: Do të fuqizojmë zyrat e informimit të institucioneve të gjykatave

Aktuale

Zogaj: Do të fuqizojmë zyrat e informimit të institucioneve të gjykatave

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, është zotuar se do të ketë fuqizim të zyrave të informimit. Në diskutimin e organizuar nga misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), ai ka folur edhe për përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. Zëdhënës të këtyre institucioneve kanë thënë se janë të ngarkuar në fushën e komunikimit dhe se është e vështirë që të përgjigjen shpejt.

Edhe kryesuesi i KGjK-së ka pohuar se ka numër të paktë të zëdhënësve të gjykatave, për çka tha se do të fuqizohen zyrat e informimit.

Zogaj: Do të fuqizojmë zyrat e informimit

Kemi strategjinë për komunikim, e cila është maternizuar edhe me aktet e brendshme të strukturës organizatave të gjykatave por edhe të vet të KGjK-së. Dhe tash jemi në një fazë ku do të fuqizojmë zyrat e informimit të gjykatave, sepse ne kishim zëdhënës dhe ne parashihet që të kemi zyra të informimit, pra do të shtohen kapacitetet. Nuk besoj që do të mbetet nevoja që këto zyra të fuqizohen dhe në kuptimin e shkathtësive dhe që realisht të kemi matje adekuate çka është në interes për publikun. E mirëpres komunikimin me të gjithë, ne do të jemi në komunikim krejtësisht transparent. Ka raporte që absolutisht nuk kemi pritur që KGjK do t’i publikojë dhe janë në ueb-faqet tona”, ka thënë Zogaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu ka folur për vështirësitë në mbulimin e fushës së komunikimit.

Uka-Lutfiu: Jemi të ngarkuar me publikim të aktgjykimeve të gjykatës.

“Ka qenë shumë sfiduese, për shkak se ne e mirëmbajmë ueb-faqen e gjykatave. Përveç që jemi përgjegjës për komunikim, përpilim të komunikatave, dërgim tek publiku dhe të mediat, publikimit të tyre në ueb-faqe, po ashtu jemi edhe të vetmit që mirëmbajmë faqen e gjykatave në facebook. Ku përpiqemi të jemi sado pak kreativ... Ne si zyrtarë për informim jemi të ngarkuar me publikim të aktgjykimeve të gjykatës, me publikim edhe të aktvendimeve, falë përgjegjësive që na i ka shtuar kryesuesi të vendimeve disiplinore, jemi edhe zyrtarë të protokollit edhe zyrtarë për qasje në dokumente publike”, ka thënë ajo.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mbajtur diskutimin lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat