E quajti analfabet, deputeti Hoti i reagon ministrit Peci

Aktuale

E quajti analfabet, deputeti Hoti i reagon ministrit Peci

Nga: A.SH Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:42
Avdullah Hoti

Nga distanca po vazhdojnë polemikat mes ministrit Faton Peci dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti i ka reaguar Pecit duke thënë se ai është bërë argat i Kurtit që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës.

Ai madje, e quan “Inspektor Peci në botën e çudirave”

Postimi në Facebook:

Inspektor Peci në botën e çudirave

Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime.

Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’.

E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit.

Po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij.

E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati.

E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat