Murati flet për përplasjen me Eman Rrahmanin

Aktuale

Murati flet për përplasjen me Eman Rrahmanin

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:45
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se arsyeja pse nuk po realizohen projektet e reja kapitale të parapara për tremujorin e parë të këtij viti, janë procedurat që nuk po mund të zhvillohen me kohë. Shkak i kësaj sipas tij, janë procedurat e tenderimit dhe kontratat.

Ministri Murati ka folur pas mbledhjes së Komisionit edhe për debatin që ndodhi me deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani gjatë prezantimit të raportit vjetor financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndërkaq sa i përket realizimit të projekteve ekzistuese, ai tha se këtu ka të bëjë me kushtet e kohës, që shpeshherë po e pamundësojnë realizimin e projekteve.

Murati: Në tremujorin e parë në përgjithësi projektet e reja nuk mund të zhvillohen

"Për vitin 2023, tremujorin e parë në përgjithësi, për projektet e reja nuk mund të zhvillohen procedurat, sepse deri të behet tenderi, nënshkruhet kontrata, shkon tremujori parë. Për projektet ekzistuese rëndom, sidomos ato infrastrukturore, çështja ka të bëjë me kushtet e kohës, ambientale, të cilat shpeshherë pamundësojnë që të kryhen punët në tremujorin e parë. Megjithatë, trendi është rritës dhe ka shpenzime, është rreth 50 ose 60 për qind aktualisht më shumë sesa viti paraprak periudha e njëjtë, pra ka ritëm më të përshpejtuar dhe deri në fund të vitit do të kemi një realizim shumë më të mirë. Do të kujtojmë që vitet paraprake, ka qenë një projekt, kryesisht autostrada që ka marrë 200 milionë euro në vit, pjesa tjetër kurrë nuk e ka kaluar 300 milionëshin si shpenzim vjetor. Ne vitin e kaluar kemi pas 420 milionë euro investime kapitale, që përafërsisht i bien rreth 5 për qind e GDP-së, që besoj është në linjë me trendin e rajonit që sillet 4 deri 7 për qind të GDP-së", tha Murati.

I pyetur nëse ka për qarje brenda LVV-së pas debatit që ndodhi të hënën me deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka mohuar një gjë të tillë.

Ai tha se nuk ishte një debat, ishte një deklarim nga vet deputeti për punën e asistentëve e këshilltarëve.

Murati: Nuk ishte debat, kishte një deklarim nga deputeti Rrahmani

"Nuk ishte debat, kishte një deklarim nga deputeti Rrahmani që e sqaroi punën edhe të asistentëve e këshilltarëve...besoj se të gjitha mund ta verifikoni, sa numër të këshilltarëve kemi...Madje unë numrin e këshilltarëve e kam më të ulët sa më lejohet, nuk është se kam plotësuar gjithë stafin sa i përket numrit të këshilltarëve. Por, është e rëndësishme që Kuvendi ta jep mbështetjen ndaj qeverisë në mënyrë që të shtyhen politikat përpara, sepse kemi parë qoftë me ligjet e kaluara, në marrëveshjet ndërkombëtare si po vonohen, kjo pastaj kushton për qytetarin. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk do duhej të vonoheshin, do duhej të votoheshin si çdoherë", tha Murati.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, pati përplase ndërmjet deputetit nga LVV, Eman Rrahmani dhe ministrit të Financave, i cili akuzoi ministrin Murati për fjalë të pavërteta

Rrahmani: Mos fol të pavërteta

“Sa asistentë kanë deputetët, thuaje, pasi ka më pak. Mos fol të pavërteta se nuk kanë marrë gjithë deputetët. Nuk mund të flasësh të pavërteta, edhe nëse i marrim të gjithë, ju sërish më shumë se deputetët që kanë. Sa këshilltar janë gjithë komplet nëse jep kësi vlerësime. Ku e ke problemin me deputetë, pse duhesh t'i sulmosh sa herë vjen në komision. Sa është numri?", ka pyetur Rrahmani.

Mes tjerash, Murati pas mbledhjes së Komisionit foli edhe për të hyrat vetanake të komunave. Ai tha se në mbledhje e radhës të Qeverisë do ta procedojnë projektligjin e ndryshuar dhe të plotësuar.

Murati: Në mbledhjen e radhë të Qeverisë do të korrigjohet Amendamenti për mjetet vetanake

"Ne do ta procedojmë në mbledhje e radhës të qeverisë projektligjin e ndryshuar dhe të plotësuar në mënyrë që të shtohet, pra të korrigjohet ai Amendamenti i gabuar që është bërë fatkeqësisht, dhe të sigurohemi që do ti kenë të hyrat vetanake. Megjithatë atë bëhet fjalë për të hyrat vetanke të viteve 2021 me herët, të hyrat vetanake të viti 2022 tashmë i kanë komunat. Pra, ato që i kanë votuar në kuvende komunale, mbi 50 milion euro i kanë në dispozicion. Po ashtu buxheti i komunave për vitin e ardhshëm është paraparë që të jetë diku 740 milion euro. Buxheti komunal i komunave në Shqipëri që është më shumë se dyfishi i numrit të komunave këtu është 850 milion euro. Vetëm këtë krahasoni 740 me 850 kur atje është dyfishi, nuk bëhet fjalë për bllokim apo për ndalje të buxhetit të komunave. Përkundrazi siç kemi thënë edhe me herët dhe i keni parë, për shembull vitin e kaluar ka pasur deklarim që patën thënë komunat që qeveria do të na lë pa buxhet, në gusht ka qenë ky deklarim i Asociacioni të Komunave të Kosovës e që doli e pa vërtetë. Në vazhdimësi ka këso pretendime që në fund po rezultojnë të pavërteta", tha mes tjerash Murati.

Këto komente, Murati bëri pas raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat