‘Shpërthen’ Pacolli: Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të madh është çmenduria e radhës

Aktuale

‘Shpërthen’ Pacolli: Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të madh është çmenduria e radhës

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:17
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është shqetësuese gjuha që po përdoret kundër Escobar dhe ambasadorit Hovenier nga përkrahësit e kryeminstrit Kurti.

Pacolli thotë se “urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqert dhe më të madh është. çmendurija e radhës”

Reagimi i plotë:

Kur po shoh sjelljët dhe po e dëgjoj gjuhën kundër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, në komentet e qytetarëve tanë, përkrahës të Kryeministrit Kurti, vërtetë shqetësohem. A është ky identiteti ynë i ri? Urrejtja dhe nxitja kundër aleatit tonë më të sinqert dhe më të madh është çmenduria e radhës! 

A e dini more që pa mbështetjën e ShBA-së Kosova nuk mund të ekziston si shtet i pavarur!!

Pavarësisht se kush ju ndihmon në jetë, mirënjohja është detyrë. Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t'u a kthejmë aleatëve tanë atë qe ata bënë për ne por kurrë nuk duhet t'i lëndojmë apo mos të jem mirënjohës ndaj tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat