Lista Serbe takohet me Lajçakun dhe Escobarin

Aktuale

Lista Serbe takohet me Lajçakun dhe Escobarin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 12:04
Goran Rakiq

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, mesditën e së martës janë takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Para tyre, Escobar dhe Lajçak e kanë përfunduar takimin me presidenten, Vjosa Osmani si dhe me krerët e opozitës.

I parë në këtë takim shkoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, derisa pas tij edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurse, mbrëmë Escobar e Lajçak janë takuar me kryeminsitrin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat