“Ismail Qemali” i vendoset emri rrugës në New York

Aktuale

“Ismail Qemali” i vendoset emri rrugës në New York

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një nga rrugët e Staten Island në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është inauguruar me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, “Ismail Qemali”.

Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i bordit të shkollave shqipe në New York, Qemal Zylo.

Ai ka thënë se duhet ta mbajnë amanetin e të parëve në zemrat e tyre, pasi siç shkruar Zylo flamuri, atdheu dhe gjuha shqipe janë ruajtur nga gjaku i derdhur i martirëve.
Tutje Zylo ka treguar se aktivitetet tjera do të vazhdojnë.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat