Mustafa: Çmimin për prishjen me SHBA-në dhe BE-në, do ta paguajë populli dhe jo Kurti e Osmani

Aktuale

Mustafa: Çmimin për prishjen me SHBA-në dhe BE-në, do ta paguajë populli dhe jo Kurti e Osmani

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 15:31
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thene se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë Vetëvendosja me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova.

“Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, ngushëllimi i vetëm mbetet që LDK-ja e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe se kishin vepruar në interes të Kosovës.

“Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, LDK në vitin 2020 ka prishur koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të, duke paguar çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota.

Por sipas Mustafes, në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat