Eliza Hoxha shfaqet në Kuvend me një bluzë me flamurin amerikan

Aktuale

Eliza Hoxha shfaqet në Kuvend me një bluzë me flamurin amerikan

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:04
Pamje nga Kuvendi

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është shfaqur në seancën e sotme të Kuvendit e veshur me një bluzë me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veshja e saj ka marrë vëmendje meqë mujave të fundit kryeministri Albin Kurti është akuzuar në vazhdimësi nga opozita se po i dëmton marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

Ndryshe, Emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat