Edhe Bleron Baraliu reagon pas propozimit të Ramës për Asociacionin – vjen me një krahasim interesant

Aktuale

Edhe Bleron Baraliu reagon pas propozimit të Ramës për Asociacionin – vjen me një krahasim interesant

Nga: A.M. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:04
Bleron Baraliu

Edhe analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka reaguar pas propozimit të draft-statutit të Asocacionit të propozuar nga kryeministri i Shqiëprisë, Edi Rama.

Baraliu përmes një postimi në Facebook këtë vendim të Ramës e krahasoi me një shembull interesant.

“Sikur m'i propozu unë kojshisë tem të parë me maru ni garazhë në oborr të vet ku ia lejoj mu parku edhe kojshia i dytë, e me thanë se kam vet asnjanin prej tyre. Plus, propozimin m'ja dërgu kryetarëve të dy katuneve fqinje, e mos m'ja tregu fare kojshisë”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Allah, Allah - qohet kryeministri i Republikës së Shqipërisë, e propozon një 'plan' për vetmenaxhim (nuk e dijmë çka saktë) të serbëve të Kosovës, edhe deklaron: "S'e kam d'vetë as Kurtin as V*cicin" 🤦‍♂️-- thua ti se këta të dy janë ekuivalentë!!!

Sikur m'i propozu unë kojshisë tem të parë me maru ni garazhë në oborr të vet ku ia lejoj mu parku edhe kojshia i dytë, e me thanë se kam vet asnjanin prej tyre. Plus, propozimin m'ja dërgu kryetarëve të dy katuneve fqinje, e mos m'ja tregu fare kojshisë! 🤷🥊

@Edi Rama futur lakrave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat