Deputeti i PD’së: Rama haptazi kundër Kosovës, ka urrejtje raciste njësoj si serbët

Aktuale

Deputeti i PD’së: Rama haptazi kundër Kosovës, ka urrejtje raciste njësoj si serbët

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:09
Deputeti demokrat Klevis Balliu

Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka reaguar sot lidhur me draft-propozimin e Kryeministrit Rama për Asociacionin, në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

Balliu shprehet se Rama është haptas kundër Kosovës.

Sipas tij, kryeministri është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vuciqit, dhe se sipas tij ai ka urrejtje rraciste për Kosovën, njësoj si Serbët.

“Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar”, ka shkruar Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat