U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon zbatim të Ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit

Aktuale

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon zbatim të Ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:25
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit.

Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e reja që janë përfshirë në këtë ligj, i cili tashmë është në fuqi dhe duhet aplikuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive të vendit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u theksua nevoja e vazhdimit të zbatimit të praktikës së unifikuar në të gjitha prokuroritë që do t’i ndihmonte prokurorët për tejkalimin e sfidave në zbatimin në mënyrë sa më profesionale të këtij ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat