Begaj dhe Totaj bëjnë thirrje për bashkim në të mirë të kombit

Aktuale

Begaj dhe Totaj bëjnë thirrje për bashkim në të mirë të kombit

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 16:59
Fot

Presidenti i Shqipërisë, gjatë vizitës që po bën në Prizren në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

Begaj fillimisht ka marrë pjesë në ceremoninë e cila është mbajtur për nder 145 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndërkohë, ka marrë pjesë edhe në seancën e Kuvendit Komunal.

Kryetari i Prizrenit Totaj tha se patriotët tanë u mblodhën për të bashkuar forcat para 145 viteve, ndërsa, sot drejtuesve të institucioneve shqiptare i mbetet për të bashkëpunuar.

Bajram Begaj tha se të gjitha arritjet e popullit shqiptar kanë rrënjët te vizioni i Lidhjes së Prizrenit, derisa ka bërë thirrje për bashkim në të mirën e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat