Dita e Çlirimit, kjo është agjenda e Presidentës nesër

Aktuale

Dita e Çlirimit, kjo është agjenda e Presidentës nesër

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 19:35
Vjosa Osmani

Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar për agjendën që presidentja do ta ketë më 12 qershor, ditën e çlirimit.

Fillimisht Osmani do të bëj homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Duke nisur nga ora 08:30.

Më pas, në orën 08:40, Osmani bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi

Në orën 09:30, presidentja Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, Presidentja Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

Në orën 18:00, Osmani do të marrë pjesë në Pritjen e Përbashkët Shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat