​Liderët e shtetit bën homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Aktuale

​Liderët e shtetit bën homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:07
​Liderët e shtetit homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Shënimin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, liderët e shtetit e kanë nisur me homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-veprimtarit, Adem Demaçi.

Të njëjtit nuk janë deklaruar për media.

Ndërkaq, në ditën e çlirimit të Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat