Pacolli për Berluskonin: Do të kujtohet përjetë si një person që ka qenë krah njerëzve

Aktuale

Pacolli për Berluskonin: Do të kujtohet përjetë si një person që ka qenë krah njerëzve

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:44
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit dhe ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të suksesshëm në fushën e biznesit italian, i cili sipas tij, krijojë mirëqenje  për qindra mijëra familje), por edhe një person shumë human, miqësor, i ndershëm dhe i palodhur në punë.

“Sot ndërroi jetë Silvio Berlusconi. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të suksesshëm në fushën e biznesit italian (i cili krijojë mirëqenje  për qindra mijëra familje), por edhe një person shumë human, miqësor, i ndershëm dhe i palodhur në punë.

Ai do të kujtohet përjetë si një person që ka qenë në krah të njerëzve dhe i ka ndihmuar ata gjatë gjithë jetës së tij, ndërkohë që kundërshtarët e tij e kanë luftuar me padrejtësi. Prehu në paqe mik i dashur!”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat