​Krasniqi: E kaluara të shërbej si orientim për të forcuar marrëdhëniet me partnerët

Aktuale

​Krasniqi: E kaluara të shërbej si orientim për të forcuar marrëdhëniet me partnerët

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 15:39
Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka kujtuar të gjitha ata që sakrifikuan për liri.

Duke thënë shpreson se e kaluara jonë, si popull dhe si shtet, do të shërbejë si shembull e orientim për të kultivuar e forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë edhe në të ardhmen.

Krasniqi ka uruar këtë ditë me kujtimin për qindra e mijëra qytetarë të vendit tonë, të cilët, ndër breza, sakrifikuan gjithçka që patën për liri.

Me nderimin për mijëra luftëtarë të UÇK-së, dëshmorë, invalidë e veteranë, të cilët me heroizimin dhe flijimin e tyre mundësuan dhe shtruan rrugën tonë të drejtë; Me dhembjen më të madhe e të paharruar për martirët, viktimat civile, të zhdukurit, gratë e dhunuara dhe refugjatët – viktima të një sistemi gjenocidal; Me besimin në pastërtinë e luftës për liri dhe në rikthimin e shpejtë të çlirimtarëve tanë në mesin tonë; Me respektin më të lartë për miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët, kur na duhej më së shumti, ishin aty për ne – për të finalizuar përpjekjen shekullore për liri; Me ndjenjën më të thellë të falënderimit dhe mirënjohjes për veprimtarët, intelektualët, të burgosurit politikë, mësimdhënësit, mjekët dhe infermierët, minatorët, artistët, sportistët, mërgimtarët dhe gjithë popullin tonë, pa dallim, që asnjëherë nuk u ndalën së punuari e besuari për këtë ditë; Me shpresën se e kaluara jonë, si popull dhe si shtet, do të shërbejë si shembull e orientim për të kultivuar e forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat