Suspendohet nga puna punëtori teknik, pasi tregoi se shkolla ishte e mbushur me minj

Aktuale

Suspendohet nga puna punëtori teknik, pasi tregoi se shkolla ishte e mbushur me minj

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:31
Ilmi Tahiri

Është suspenduar për gjashtë muaj Ilmi Tahiri, punëtori teknik i shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë. Suspendimi i tij erdhi pasi ai dha një intervistë për një nga mediat në Kosovë duke treguar hallet e shkollës ku ai punonte.

Mes tyre ai ka publikuar edhe disa pamje të minjëve në shkollë dhe është ankuar që nuk ka mjete higjienike.

Në vendimin për suspendim thuhet që i njëjti ka dhënë dezinformata në media.

Image
Vendimi

Në një intervistë për Insajderin, Tahiri kishte deklaruar që nuk kanë mjete higjienike për pastrimin e shkollës.

Këto ankesa Tahiri i ka drejtuar për menaxhmetin e shkollës por edhe ndaj drejtorisë së arsimit.

Për Insajderin ai kishte thënë se është e dyta herë kur ai merr bluzën e tij të brendshme për të pastruar bankat e shkollës në fjalë. Këtë gjendje ai e ka përshkruar si të tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat