Berisha i del kundër Abdixhikut: Rama bëri mirë me draft-statutin për Asociacionin

Aktuale

Berisha i del kundër Abdixhikut: Rama bëri mirë me draft-statutin për Asociacionin

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 06:45
Anton Berisha

Anëtari i Departamentit për Politikë të Jashtme në LDK, Anton Berisha e ka komentuar çështjen e përgatitjes së një draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga disa ekpertë, me kërkesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Berisha ka thënë se e ka përkrahur Ramën për këtë veprim që nga fillimi, pasi që sipas tij, Rama ka të drejtë të reagojë për zhvillimet në Kosovë.

“Unë që në start e kam përkrah. për të dhënë shenjë simbolika e tij ka qenë me tregu që marrëzia politike dhe dalldia anti-perëndimore që po ushqehet edhe në Kosovë, edhe te një pjesë ne Shqipëri, me tregu përmes kryeministrit që ka një kufi. Rama absolutisht, jo si person por si kryeministër i Shqipërisë, ka të drejtë të reagojë në zhvillimet në shtetin fqinj. Sepse është shteti fqinj, nuk është vetëm çështje e Kosovës por edhe e rajonit”, ka thënë Berisha.

Tutje Berisha ka shtuar se Rama ka bërë mirë me këtë draft sepse ka dhënë hapësirë që të mos shkohet menjëherë në hapat ndëshkues për Kosovën nga ShBA.

“E dyta ka pasur të drejtë të reagojë sepse Kosova nuk banohet prej qytetarëve abstraktë por prej shqiptarëve. 90 % e popullatës së Kosovës janë shqiptarë. Dhe natyrisht që kryeminstri i shtetit shqiptar, ka të drejtë, i takon që të jetë pjesë e procesit dhe tjetra, Rama është kryeministër i shtetit anëtar i NATO-s që ka të bëjë me sigurinë e rajonit, me sigurinë botërore dhe natyrisht se Rama ka edhe informacione të duhura pikërisht pse i takon shteti strukturës së NATO-s dhe kjo ka qenë në thelb me i dhënë pak hapësirë Kosovës në atë debat…Ai në këtë mënyrë ka dhënë hapësirë që të pritet edhe pak dhe të mos shkohet në ato hapat që në mënyrë të drejtpërdrejt u thanë nga vet sekretari Blinken, se Kosova mund të ketë pasoja në këtë qasje”, ka deklaruar Rama.

E këtë veprim të Ramës nuk po e mbështet shefi i partisë ku bën pjesë Berisha, Lumir Abdixhiku.

Ai para disa ditësh tha se propozimi është i gabuar në substancë dhe se nuk e ka asnjë vlerë pa vulën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat