​Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it dhe Kurtit

Aktuale

​Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it dhe Kurtit

Nga: Bota sot Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:14 Përditësuar në ora: 10:37 më 13.06.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadori gjerman nuk e komenton takimin me Kurtin

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili ka mbërritur në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), që po mbahet në Klan Arena, nuk ka pranuar ta komentojë takimin dyorësh që e pati sot me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorët e tjerë të Quintit.

Rohde tha se s’mund ta komentojë takimin.

Kujtojmë se takimi i sotëm i Kurtit me ambasadorët e shteteve të Quintit, po konsiderohet si njëri ndër takimet më të gjata të mbajtur ndonjëherë në Qeverinë e Kosovës.

​Përfundon takimi i përfaqësuesve të QUINT-it dhe Kurtit

Takimi i përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it, me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar.

Nga ky takim doli zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadori Francës dhe shefi i zyrës se BE-së, Tomas Szyunog.

Përfaqësuesit e shteteve të QUINIT nuk u deklaruan për medie.

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Përfaqësuesit e shteteve të Quintit janë duke zhvilluar një takim në kryeministri ku temë kryesore janë zhvillimet në veri të Kosovës.

Poashtu në takim pritet të diskutohet mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Ky është ndër takimet e rralla kur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishmë në botë të akredituar në Prishtinë shkojnë kaq herët në takim te ndonjë lider kosovar.

Ndryse, Kurti pritet të dal në knferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat