Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it, thotë se i propozoi këto pika

Aktuale

Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it, thotë se i propozoi këto pika

Nga: Bota sot Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:18 Përditësuar në ora: 12:07 më 13.06.2023
Albin Kurti

“Zgjedhje të reja në veri”, Kurti sulmon Prokurorinë e Kosovës pas tensioneve: Nuk ka vepruar për dhunën

Sa i përket dorëheqjeve, ata nuk janë zgjedhur për tu dorëhequr. Nuk i vjen mirë as vet kryetarëve që ka pas pjesëmarrje kaq të ulët, zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore por unë nuk kam as të drejtë ligjore kushtetuese të kërkoj dorëheqjen e tyre, këtë se bëj dot as nga pikëpamjet e mia etike. Duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja, që duhet të jenë ligjore. Osmani ka përmendur një mundësi përmes nënshkrimit të qytetarëve.

Grupet kriminale duhet të largohen sepse ka prej tyre që janë nga Serbia, nuk janë as të Kosovës, ato grupe vijnë në Kosovë për destabilizim. Ata që kanë bërë krime ndaj policisë, gazetarëve e qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë. Nuk e kuptoj Prokurorinë që përkundër provave, denoncimeve me emër e mbiemër, nuk ka veprime nga Prokuroria jonë.

Është përsëritje e situatës më barrikadat në vëri. 26 dhe 29 maj, nuk shohim veprime të prokurorisë. Për mua mbetet e pakuptimtë si ka pasivitet prokuroria përkundër krimeve të kryera atje. Një numër i konsiderueshëm i tyre, kan qënë në burg më herët për rrahje, për kanosje e kështu me radhë.

Njësitë speciale janë aty për shkak të ekstremistëve të dhunshëm dhe grupeve kriminale. Në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë. Hapi i parë duhet të jetë sundimi i ligjit. Nuk hiqet policia pa iku kriminelët. Aksionin e kanë bërë ekstremistë të dhunshëm. Unë jam i gatshëm, të ulem që ta vlerësojmë bashkarisht si ta zvogëlojmë praninë e njësisë speciale në këto komuna. Na duhet që ndërtesat të jenë të sigurta dhe njerëzit të ndihen të sigurtë.

Zgjedhjet në veri – Kurti thotë se nuk ka nevojë për nxitim: Mund të kemi dështim të ri

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se është i interesuar për zgjedhje të reja në veri.

Por ai thotë se nuk duhet nxituar, derisa shtoi se është i vetëdijshëm se ky mandat i kryetarëve të zgjedhur nuk mund të shkojë deri në fund.  

Kurti në një konferencë për media ka folur për mundësinë e depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës ku ka thënë se pret nga Borrell ta vlerësojë gatishmërinë e tij.

Ai tha se dorëheqjen e katër kryetarëve nuk do e kërkojë, mirëpo shtoi se duhet të gjendet një “zgjidhje ligjore”.

Kurti e konsideroi “të drejtë, të arsyeshme dhe të dobishme” mundësinë që përmes nënshkrimit të qytetarëve të shpallen zgjedhjet, opsion që e ka përmendur presidentja Vjosa Osmani.

“Zgjidhja për zgjedhje duhet të jetë ligjore, por unë s’kam të drejtë për të kërkuar dorëheqjen e tyre dhe këtë s’e bëj këtë as për shkak të pikëpamjeve të mia politike dhe etike. Duhet zgjidhje tjetër për zgjedhje të reja që gjithashtu duhet të jetë ligjore. Osmani e ka përmendur një mundësi që për bindjen time është edhe më e drejtë dhe e dobishme”.

Edhe në takimin ne Bratisllavë dhenë kryeministri me Lajcak dhe Escobar ka qenë konstantim i përbashkët që sundimi i ligjit s’ka  alternativë dhe s’mund të vonohen. Unë jam i interesuar që të ketë zgjedhje të reja në katër komunat në veri. E kuptoj që dalja ka qenë e ulët”.

“Unë s’kam thënë që unë po e caktoj datën, le t’i konsultojmë të gjithë akterët. Nuk kemi nevojë edhe për një nxitim që na sjell në një dështim të ri. Kemi nevojë që procesi i ardhshëm zgjedhor të jetë jo vetëm i lirë, demokratik dhe fer po të tillë ta ketë edhe fushatën parazgjedhore. Pa fushatë parazgjedhore të hapur, fer dhe demokratikë të tilla s’mund të jenë as zgjedhjet pastaj”.

Është gjysmë mandati, s’është katërvjeçar. Mirëpo, s’e mendojmë dot që do të qëndrojnë dy vjet aty. Le ta bëjmë sa më herët që mundemi, jo pa sundim të ligjit dhe jo pa fushatë të lirë”. 

Ai ka propozuar pesë pika për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Pesë pikat që Kurti ua propozoi Borellit dhe QUINT-it për shtensionimin në veri të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se i ka propozuar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe QUINT-it një plan me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Kurti sot e ka nisur ditën me një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të Bashkimit Europian, ndërsa dje tha se ka pasur një telefonatë me Borrellin.

Ai tha se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

1. Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët; 2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës; 3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë; 4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike dhe 5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë”.

Kurti flet për herë të parë për draft-statutin e Ramës për Asociacionin – këto janë fjalët e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë në publik lidhur me draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.

Në një deklarim për media të martën, Kurti ka thënë se meqenëse kryeministri Rama beson se draft-statuti i tij për pakicat kombëtare është i duhuri, le të ia prezantojë atë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nuk kam dyshim që Edi Rama beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu, çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc”.

“Pra, padyshim se kryeministri Rama beson se ky model është i duhuri dhe do të duhej që këtë propozim të ia bëjë Vuçiqit”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Ndërsa, i pyetur lidhur me takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga BE-ja.

“Unë nuk kam marr përgjigje ende nga z. Borrell dhe besoj se së shpejti do të na përgjigjet lidhur me kërkesën time që të kemi takim të serishëm në Bruksel. Jam si gjithnjë konstruktiv dhe i përkushtuar sepse besoj se pa e intensifikuar dialogun s’mund t’i zbatojmë marrëveshjet. Unë jam i interesuar që sa më shpejt të kemi takim në Bruksel prandaj edhe e kam parashtruar kërkesën”

​Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare, e cila do të mbahet nesër në Gjakovë.

Kurti në një konferencë për media, ka thënë se nesër në Gjakovë do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

Kurti: Në mbledhjen Kosovë- Shqipëri do të nënshkruhen 13 marrëveshje

“41 marrëveshjeve të më hershme, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy të tjera në fazën finale të zbatimit, do t’i shtohen edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë e mbrojtjes dhe një deklaratë e përbashkët për forcimin në fushën e sigurisë. Në rend të ditës së nesërme do ta kenë edhe diskutimin lidhur me bashkëpunimin për realizimin e një qëllimi të kamotshëm, atë të bashkimit doganor. Krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit në njohjen e të drejtës për ushtrimin e avokatit dhe ndërmjetësit, për bursa studentore, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e procedurave të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë joshtazore”, tha ai.

Sipas tij, veçanti e kësaj mbledhje është edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dy anët, ku do të diskutohet që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësit në përfitim për qytetarët.

Sipas tij, lëvizjes së qytetarëve në zonat ndërkufitare i kanë dhënë rëndësi të duhur dhe është rritur në 26 numri i vendkalimeve të veçanta kufitare.

Kurti: Mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat kufitare kanë të drejt të kalojnë kufirin lirshëm

“Nga prillin i këtij viti mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 kilometra nga kufiri tokësor, kanë të drejt të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjarë e shëndetësore”, tha ai.

Kurti tregohet i prerë: Sundimi i ligjit në veri të vendit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar se ka pasur të hënën një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me ambasadorët e QUNT-it tha se ka shprehur gatishmërinë e tij për deeaskalim të situatës në veri të vendit.

Ai tha se nga një takim i zhvilluar në kryeministri me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell kanë shprehur një qëndrim të përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet.

“Kam shprehur gatishmërinë time për deeaskalim të situatës në veri…Misioni më i madh i BE-së është në Kosovë, EULEX-i…Edhe në takimin që kishim në kryeministri me Lajçak dhe Escobar, ka qenë një qëndrim i përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet”, tha Kurti.

Ndërkaq, ai potencoi se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit, por siç theksoi ai nuk ka nevojë për shok bombë e granatë dore.

“Unë jam për zgjedhje të parakohshme…nuk mund të shkohet me shok bombe, granata dore e plumba, po kriminelët duhet të përballen me drejtësi….pres një përgjigje dhe diskutim të mëtutjeshëm me Brukselin…Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar që do të bëhet kryetar i Leposaviqit…Më 21 prill Aleksandar Jabllanoviq ishte pretend për kryetar i komunës dhe pas dorëheqjes së tij u bë kryetar Lulzim Hetemi. Nuk kemi nevojë për nxitim që të na sjell në një proces të ri, por për një proces demokratikë, të lirë dhe fer. Na duhet fushatë e lirë për zgjedhje të lira. Dhe ky mandat është dy vejçarë e jo katër vjeçarë”, ka thënë Kurti.

Kurti jep detaje për takimin me ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri Albin Kurti tha se i ka propozuar vendeve të QUINT-it një listë me pikat për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

Ditën e fillova me ambasadorët me të cilët folëm për propozimin e Qeverisë në lidhje me de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

Kam pasur një telefonatë Borellin në lidhje me situatën në veri kurse sot kanë mburritur në takim vendet e QUINT-it”.

De-eskalim dhe normalizimi. Unë i kam ofruar dje Borelit dhe vendeve të QUINT-it një listë. Hapi i parë sundimi i ligjit në katër komunat e veriut të Kosovës, duke përfshirë identifikimin dhe arrestimin e tyre. E dyta Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga Kosova. Forcat e policisë monitorojnë sipas situatës. Tre Policia e Kosovës dhe KFOR-i do të kryejnë së bashku monitorimin”, tha ai.

Kjo është lëvizja e kryeministrit Kurti, pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të mbajë konferencë medie.

Zyra e Kryeministrit njofton se kjo konferencë nis në ora 11:00.

Sot me mëngjes ambasadorët e vendeve të QUINT-it, i kanë shkuar në zyre Kurtit.

Takimi zgjati dy orë, njëri nga më të gjatit të mbajtur ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat