Kërkesa për paraburgim për profesorin nga Deçani pritet të dorëzohet sot gjatë ditës nga ana e prokurorit.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
"Prokurori është duke e përpiluar kërkesën për paraburgim”, tha Nikçi.
Ai shtoi se ndaj arsimtarit janë marrë edhe veprime tjera hetimore.
“Atij i është konfiskuar edhe telefoni”, tha ai.
Ai dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.
Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dhe është cilësuar si “Sulm seksual”.