Dëshmitari i ZPS-së: Nuk kam pas informacione kur është formuar Garda Kombëtare

Aktuale

Dëshmitari i ZPS-së: Nuk kam pas informacione kur është formuar Garda Kombëtare

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:10
Seanca në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka folur për Gardën Kombëtare, për çka tha se nuk ka pas informacione se kur ishte formuar ky njësitë, por që detyrë e tyre ishte sigurimi i zonës operative që ka ekzistuar atë kohë.

Dëshmitari me kodin 04323, tha se pas përfundimit të luftës ishte angazhuar në këtë njësitë.

I pyetur nga prokurorja e specializuar, Silvia D’Ascoli se çfarë detyra kishte Garda Kombëtare, dëshmitari tha se përveç mbrojtjes së zonës operative nuk kanë pas ndonjë detyrë tjetër të caktuar.

Dëshmitari: Nuk kam pas informacione kur, por pas përfundimit të luftës më kanë caktua në këtë njësit, se kur është formuar, është formuar para luftës apo pas luftës, nuk kam pas informacion

Prokurorja D’Ascoli: A e dini se ku ka qenë e stacionuar ky njësitë

Dëshmitari: Po ka qenë në vendndodhjen H

Prokurorja D’Ascoli: Çfarë detyre kishte garda kombëtare

Dëshmitari: Përmes mbrojtjes të cilën e kemi bë për sigurimin e shtabit të zonës operative që ka ekzistuar në atë kohë, nuk kemi pas ndonjë detyrë tjetër të caktuar për arsye se veç kishte filluar procesi transferimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një forcë civile- mbrojtëse

I pyeti nga prokurorja e specializuar, D’Ascoli se kush ishte komandanti i njësitit të Gardës Kombëtare, dëshmitari i tetë tha se ishte personi me numër 5 dhe me aq sa mban mend kjo Gardë i ka raportuar direkt Zonës Operative të Llapit.

Dëshmitari: Ishte personi me numër 5

Prokurorja D’Ascoli: Kujt i raportonte njësiti I Gardës Kombëtare

Dëshmitari: Me aq sa më kujtohet në atë kohë ka raportuar direkt zonës operative të Llapit, shtabit të zonës

Pas këtyre përgjigjeve në seanca publike, me kërkesë të prokurores së ZPS-së seanca gjyqësore ka vazhduar në sesion të mbyllur.

Në gjykimit kundër Thaçit dhe të tjerëve edhe sot po vazhdon marrja në pyetje nga ZPS-ja.

Ndërsa, dëshmitari i tetë i mbrojtur i ZPS-së dëshminë e tij në Hagë e ka nisu qysh nga dje.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat