Garda Kombëtare përmendet në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Aktuale

Garda Kombëtare përmendet në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:22
Pamje nga gjykata në Hagë

Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka folur për Gardën Kombëtare, për çka tha se nuk ka pas informacione se kur ishte formuar ky njësitë.

Dëshmitari me kodin 04323, tha se pas përfundimit të luftës ishte angazhuar në këtë njësitë.

pyetur nga prokurorja e specializuar, Silvia D’Ascoli se çfarë detyra kishte Garda Kombëtare, dëshmitari tha se përveç mbrojtjes së zonës operative nuk kanë pas ndonjë detyrë tjetër të caktuar.

Dëshmitari: "Nuk kam pas informacione kur, por pas përfundimit të luftës më kanë caktua në këtë njësit, se kur është formuar, është formuar para luftës apo pas luftës, nuk kam pas informacion"

Prokurorja D’Ascoli: "A e dini se ku ka qenë e stacionuar ky njësitë"?

Dëshmitari: "Po ka qenë në vendndodhjen H"

Dëshmitari: "Përmes mbrojtjes të cilën e kemi bë për sigurimin e shtabit të zonës operative që ka ekzistuar në atë kohë, nuk kemi pas ndonjë detyrë tjetër të caktuar për arsye se veç kishte filluar procesi transferimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një forcë civile- mbrojtëse".

I pyeti nga prokurorja e specializuar, D’Ascoli se kush ishte komandanti i njësitit të Gardës Kombëtare, dëshmitari i tetë tha se ishte personi me numër 5 dhe me aq sa mban mend kjo Gardë i ka raportuar direkt Zonës Operative të Llapit.

Dëshmitari: "Me aq sa më kujtohet në atë kohë ka raportuar direkt zonës operative të Llapit, shtabit të zonës"

Pas këtyre përgjigjeve në seanca publike, me kërkesë të prokurores së ZPS-së seanca gjyqësore ka vazhduar në sesion të mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat