Kurti tregohet i prerë: Sundimi i ligjit në veri të vendit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet

Aktuale

Kurti tregohet i prerë: Sundimi i ligjit në veri të vendit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:46
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar se ka pasur të hënën një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me ambasadorët e QUNT-it tha se ka shprehur gatishmërinë e tij për deeaskalim të situatës në veri të vendit.

Ai tha se nga një takim i zhvilluar në kryeministri me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell kanë shprehur një qëndrim të përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet.

“Kam shprehur gatishmërinë time për deeaskalim të situatës në veri…Misioni më i madh i BE-së është në Kosovë, EULEX-i…Edhe në takimin që kishim në kryeministri me Lajçak dhe Escobar, ka qenë një qëndrim i përbashkët që sundimi i ligjit nuk ka alternativ dhe nuk duhet të vonohet”, tha Kurti.

Ndërkaq, ai potencoi se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit, por siç theksoi ai nuk ka nevojë për shok bombë e granatë dore.

“Unë jam për zgjedhje të parakohshme…nuk mund të shkohet me shok bombe, granata dore e plumba, po kriminelët duhet të përballen me drejtësi….pres një përgjigje dhe diskutim të mëtutjeshëm me Brukselin…Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar që do të bëhet kryetar i Leposaviqit…Më 21 prill Aleksandar Jabllanoviq ishte pretend për kryetar i komunës dhe pas dorëheqjes së tij u bë kryetar Lulzim Hetemi. Nuk kemi nevojë për nxitim që të na sjell në një proces të ri, por për një proces demokratikë, të lirë dhe fer. Na duhet fushatë e lirë për zgjedhje të lira. Dhe ky mandat është dy vejçarë e jo katër vjeçarë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat