Stano: BE-ja po vendos masa ndaj Kosovës, nuk janë sanksione

Aktuale

Stano: BE-ja po vendos masa ndaj Kosovës, nuk janë sanksione

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:30
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë se shtetet anëtare janë dakorduar që ti vendosin masa të menjëhershme Republikës së Kosovës, por sipas tij këto masa nuk janë sanksione.

Ai tha se këto masa të 27 vendeve anëtare janë masa ndaj shtetit të Kosovës, për shkak të deeskalimit të situatës në veri dhe dështimit të kryeministrit Albin Kurti që të ndërmarrë hapa drejt kësaj situate.

“Dua të qartësoj një gjë, nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione, si shkak i masave të definuara nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë e diskutimeve në Këshill. Nuk ka sanksione ndaj Kosovës. Për shkak të situatës këto javë, 27 shtete anëtare të BE-së kanë thënë që presin, kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të deeskalojnë situatën, sidomos situate në veri që erdhi si shkak i zgjedhjeve”, ka thënë Stano.

Stano ka deklaruar se pavarësisht thirrjeve të tyre, kryeministri Kurti ka dështuar të ndërmarrë hapa dhe aksione për të deeskaluar dhe se plani i tij pesë pikësh dështon që të adresojë në mënyrë adekuate problemet që shkaktuan e që janë rrënjet e krizës e të cilat sipas tij, presin që Kurti ti adresojë.

Stano ka njoftuar se kanë përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm, duke përmendur se kanë të bëjnë me pasoja financiare dhe politike.

“Bashkimi Evropian në linjë me 27 vende anëtare ka përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm. Këto nuk janë sanksione, këto janë masa që merren me efekt të menjëhershëm. Ne presim ende nga kryeministri Kurti që nevojiten për deeskalim të menjëhershëm”, ka thënë Stano.

Sipas tij, sanskonet perfshjnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare.

Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes.. Këto masa kanë të bëjnë me pasoja financiare e politike. Suspendim i vizitave të nivelit të lartë, dhe bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën. Këto janë të përkohshëm dhe të kthyeshme”, ka thënë Stano.

Sipas tij, sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor”.

Bashkimi Evropian si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Stano ka thënë se BE-ja e ka bërë të qartë se nëse nuk ka shtensionim të situatës, do të ketë pasoja.

“Duhet të ecim nga menaxhimi i krizave në një proces të qëndrueshëm. Qetësia duhet të kthehet në veri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat