Operacioni policor “Verona”, shkon në 16 numri i të arrestuarve

Aktuale

Operacioni policor “Verona”, shkon në 16 numri i të arrestuarve

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:47
Policia

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në vazhdimësi të realizimit të operacionit policor ‘Verona’, i cili kishte filluar të zbatohej në fillim të muajit prill 2023, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘krim i organizuar’, dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ të disa personave, më 05.04.2023 kishin arrestuar dhjetë të dyshuar në rajonin e Pejës dhe Prishtinës.

Sot, më 14.06.2023, policia, në vazhdimësi të operacionit të sipër-cekur, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtine-Departamenti Special, ka kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar tre të dyshuar po ashtu të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

 Policia me këtë rast ka gjetur dhe marrë disa dëshmi që lidhen me rastin.

“Gjithsej nga koha e zbatimit të këtij operacioni (05.04.2023) e deri më sot janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 16 (gjashtëmbëdhjetë) të dyshuar”, njofton policia.

Policia ka intervistuar tre të dyshuarit e arrestuar sot dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit janë dërguan në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat