Arrestimi i tre policëve nga Serbia, KFOR-i dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bare

Aktuale

Arrestimi i tre policëve nga Serbia, KFOR-i dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bare

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 14:30 Përditësuar në ora: 20:55 më 14.06.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bare

Sot plicia serbe ka kidnapuar 3 policë të Kosovës.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe KFOR shkojnë në vendin e ngjarjes ku u kidnapuan 3 zyrtarët policorë

KFOR-i arrin në Bare

KFOR-i ka arritur në fshatin Bare pak minuta më parë.

Ekpi i klanit po qëndron në vendin e ngjarjes, ku edhe i ka siguruar pamjet më poshtë.

Sveçla: Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar, pas arrestimit të tre policëve të Policisë së Kosovës brenda territorit të Kosovës.

Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta.

Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj.

Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.

Pas kidnapimit të policëve, reagon ministri Sveçla

Publikohen emrat e policëve të Kosovës të arrestuar nga autoritetet serbe

Mediat serbe raportuan se janë arrestuar tre policë kosovar të njësisë speciale.

Novosti.rs raporton se policët janë arrestuar në Serbinë qendrore.

Siç mëson mediumi në fjalë emrat e të arrestuarve janë Rifat Zeka, Beqir Sefini dhe Mustafa Shemi.

Në fotot e publikuar shihen policët të shtrirë në tokë të lidhur dhe me sy të mbuluar. 

Policia: Tre zyrtarë policorë dyshohet se janë kidnapuar pranë kufirit në veri

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Policia tha se ky njësit, i përbërë prej tre zyrtarëve kufitarë, kanë njoftuar se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur dhe nga kërkuar asistencë dhe drejt tyre janë nisur njësi të tjera të policisë.

“Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare, por jo edhe vetë zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorë janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftim.

Policia tha po ashtu se media të ndryshme serbe kanë raportuar se njëstië speciale serbe "kanë arrestuar zyrtarë të Policisë së Kosovës".

Dalin pamjet- momenti kur policia serbe prangos 3 policë të Kosovës

Televizioni Shtetëror i Serbisë po raporton se janë arrestuar tre policë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës

e. Arrestimi sipas tyre ka ndodhur nga autoritetet serbe.

Për këtë veprim është njoftuar urgjentisht kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq është nisur drejt presidencës pas një takimi që kishte në Ambasadën Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat