Mehaj e uron ShBA-në për 248-vjetorin e ushtrisë: Jemi me fat që e kemi në krah një aleat të fuqishëm

Aktuale

Mehaj e uron ShBA-në për 248-vjetorin e ushtrisë: Jemi me fat që e kemi në krah një aleat të fuqishëm

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 14:36
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e krijimit të ushtrisë.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova ka qenë me fat që e ka pasur në krah një aleat të fuqishëm si ShBA-në.

“Roli dhe rëndësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e jashtëzakonshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo në botë. Vendi ynë ka qenë me fat që në krah të vet ka arritur të ketë një aleat të fuqishëm si ShBA-të. Çlirimi i vendit dhe ndërtimi i institucioneve tona demokratike është bërë pikërisht me ndihmën e çmuar dhe të patjetërsueshme të tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë institucionet në atë nivel që të jetë partner i besueshëm dhe i gatshëm për të kontribuar me ushtri kudo që i kërkohet nga partneri i saj strategjik.

“Kështu kemi vepruar edhe gjatë këtyre dy viteve ku kemi marrë pjesë në operacione humanitare me kërkesë direkte nga ShBA-ja. Paqja dhe liria pa ShBA-në nuk do të ishte e imagjinueshme, prandaj ne iu jemi falënderues gjithmonë. Ne do të jemi gjithmonë krah për krah me ju”, ka shtuar Mehaj.

“Urime popullit amerikanë 248-vjetori i krijimit të ushtrisë më të fuqishme në botë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat