“Drejtësi për Llunen”, serbët marshojnë në Mitrovicë të Veriut

Aktuale

“Drejtësi për Llunen”, serbët marshojnë në Mitrovicë të Veriut

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 14:42
Protesta në veri

Një grup serbësh kanë marshuar nga sheshi i Mitrovicës së Veriut në drejtim të shtatores së “Car Lazarit”.

Ata kanë kundërshtuar arrestimin e Milun Milenkoviq, “Llune”, udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile”, raporton Kosovo-onllajn.

“Na e ktheni trajnerin”, “Nuk të japim Llune” dhe “Drejtësi për Llunen”, kanë qenë thirrjet e grupi marshues.

“Llune” është arrestuar të martën nga njësia speciale e Policisë së Kosovës me dyshimet për organizimin e sulmeve mbi pjesëtarët e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat