Politikani serb Arsenijeviq vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë

Aktuale

Politikani serb Arsenijeviq vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:07
Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq

Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq ka vendosur flamurin serb dhe të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, futja e flamurit serb në këtë ndërtesë nuk iu është lejuar nga Policia e Kosovës.

Për këtë ka reaguar analisti serb, Dragisha Mijaçiq, i cili në një postim në Twitter ka thënë se derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban një fjalim në Parlamentin Evropian, aktivistit politik Arsenijeviq i është mohuar të vendos një flamur të komunitetit serb në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

E Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Mijaçiqit përmes një postimi në Twitter.

Vela tha se Mijaçiq gjithmonë e ka injoruar dhunën nga strukturat kriminale të Serbisë kundër serbëve lokalë në veri të Kosovës.

“Asnjë dënim, pa besueshmëri. Ai e di se Kushtetuta e Kosovës është ‘lidere’ në rajon në mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, ka shkruar Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat