Rashiti pas kidnapimit të policëve: Urgjent ri-organizim i prezencës policore në kufi para se të bëhet vonë

Aktuale

Rashiti pas kidnapimit të policëve: Urgjent ri-organizim i prezencës policore në kufi para se të bëhet vonë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:21
Naim Rashiti

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti ka reaguar ndaj kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Rashiti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se njësitë speciale duhet të jenë të vendosura në kufi e gjatë kufirit, jo në qyteza.

Sipas tij, duhet të bëhet ri-organizim urgjent i prezencës policore para se të bëhet vonë.

“Njësitë speciale duhet të jenë të vendosura në kufi e gjatë kufirit, jo në qyteza…….Ri-organizimi urgjent i prezencës policore para se të bëhet vonë…”, ka shkruar Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat