Osmani: Mbledhjet e përbashkëta janë detyrim kombëtar

Aktuale

Osmani: Mbledhjet e përbashkëta janë detyrim kombëtar

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:25
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka cilësuar detyrim kombëtar bashkëpunimin dhe mbledhjet mes dy qeverive, e cila u anulua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sipas Osmanit, në kohë sfidash dy vendet duhet të jenë edhe më të bashkuar.

Nga Luksemburgu, Osmani u shpreh se nuk ka informacione mbi propozimin e Ramës, por sipas saj, drafti për diskutim po hartohet nga institucionet e Kosovës. 

Nga Luksemburgu ku mbajti fjalën në Parlamentin Europian, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cilësoi detyrim kombëtar mbledhjen e dy qeverive të anuluar nga kryeministri Edi Rama, e sipas saj ky detyrim duhet të jetë jetë më përbashkues kur përpara ka sfida.

E pyetur për draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Vjosa Osmani u shpreh se nuk ka informacione mbi përmbajtjen, por theksoi se janë institucionet e Kosovës ato që po përgatisin draftin që më pas do të diskutohet edhe me partnerët në Bruksel.

E pyetur mbi asosacionin, Presidentja Osmani mbështeti modelin kroat, i lancuar më herët nga kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat