Publikohet video kur i arrestuari Milun Milenkoviq – Lune rrahu katër të rinj shqiptarë në veri

Aktuale

Publikohet video kur i arrestuari Milun Milenkoviq – Lune rrahu katër të rinj shqiptarë në veri

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:38
Pamje nga ngjarja e cila kishte ndodhur më 6 dhjetor 2022

Ekspreti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar pamjet kur i arrestuari Milun Milenkoviq – LUNE, së bashku me serbë të tjerë kishin rrahur katër të rinj shqiptarë.

Ngjarja kishte ndodhur më 6 dhjetor 2022, në kohën kur në veri Mitrovicën Veriore kishte shpërthyer një granatë dore në objektin e KQZ-së, e që në atë kohë u ngritën barrikada të serbëve.

Në këtë kohë, u ngritën barrikada të serbëve, të cilat nuk u tërhoqën deri më 28 dhjetor

Postimi në Facebook:

The Geopost ka siguruar një video dhe një fotografi të 6 dhjetorit 2022, kur në Mitrovicën Veriore, shefi i të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq – LUNE, së bashku disa serbë të tjerë, i ndalojnë dhe i rrahin katër të rinj shqiptarë, të cilët kishin kaluar urën kryesor të Ibrit dhe po ngjiteshin rrugës “Kral Petar”.

Siç shihet në video, fillimisht, banda kriminale serbe i ndalon shqiptarët, bisedojnë diçka dhe më pas i kthejnë mbrapsht, duke i goditur.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 14:56, më 6 dhjetor 2022, në kohën kur në veri Mitrovicën Veriore kishte shpërthyer një granatë dore në objektin e KQZ-së.

Në këtë kohë, u ngritën barrikada të serbëve, të cilat nuk u tërhoqën deri më 28 dhjetor.

Gjatë kësaj kohe, në veri, përveç formacioneve ilegale e kriminale serbe, ishin parë edhe formacione paramilitare ruse, si “Ujqit e Natës” dhe “Wagner”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat