Presidentja e PE-së: Me Osmanin theksova urgjencën për bashkëpunim

Aktuale

Presidentja e PE-së: Me Osmanin theksova urgjencën për bashkëpunim

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:45
Parlamenti evropian

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas pritjes që i bëri presidentes Vjosa Osmani në Strasburg, tha se me të ka folur mbi urgjencën e deeskalimit të situatës në veri të vendit.

Ajo tha se duhet bashkëpunim dhe jo konfrontim.

Qytetarët e Kosovës meritojnë progres, prosperitet dhe mundësi. Me presidenten Vjosa Osmani, theksuam nevojën urgjente për deeskalim dhe bashkëpunim, jo konfrontimit. Ne i dhamë liberalizimin e vizave dhe jemi gati për mbështetje të mëtutjeshme të rrugës europiane së Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osmani aktualisht është duke zhvilluar takime zyrtare në selinë kryesore të BE-së.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat