Reagon avokati Koci: Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb?

Aktuale

Reagon avokati Koci: Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb?

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:51
Arianit Koci

Pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga policia serbe, ka reaguar avokati Airanit Koci.

Ai ka pyetur se si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb - në kufirin me Serbinë, duke shtuar se ata nuk kanë qenë në terren të panjohur.

Postimi në Facebook:

1.

Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb - në kufirin me Serbinë?

Çka kanë qenë duke bërë?

Një e di sigurt: nuk kanë qenë në terren të panjohur.

2.

Kur është gjendja e tensionuar, a nuk ishte dashur që policia të ketë një plan operativ, dhe të shkoj në grupe më të mëdha, sidomos aty ku parashihet se mund të ketë incidente?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat