Kurti: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor dhe ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë

Aktuale

Kurti: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor dhe ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë

Nga: F.S Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:00
Albin Kurti

Pas rrëmbimit të tre zyrtarëve të policisë së Kosovës sot në Leposaviq ka reaguar kryeminstri i Kosovës,Albin Kurti.

Ai tha se dyshon që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

"Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim"- tha Kurti 

Mes tjerash Kurti ftoi faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.
 


 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat