Basha i VV-së: Bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vëllait të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç!

Aktuale

Basha i VV-së: Bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vëllait të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç!

Nga: N.E Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:07
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë.

Basha ka kërkuar lirimin e tyre, gjersa ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i vë sanksione vëllait të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç.

“Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit”, ka shkruar Basha.

Shkrimi i plotë:

Milicia e Vuçiqit ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës.

Serbia duhet t’i liroj urgjentisht, dhe bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vllaut të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç!

Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat