Pamje nga Merdara: Qeveria i bllokon të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë, kamioni i fundit hyri në orën 16:00

Aktuale

Pamje nga Merdara: Qeveria i bllokon të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë, kamioni i fundit hyri në orën 16:00

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:16 Përditësuar në ora: 18:07 më 14.06.2023
Ilustrim

Kosova ndalon hyrjen e mallrave serbe

Pas raportimit për kidnapimin e tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.

Siç mëson media jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka bërë të ditur se kamioni i fundit që ka hyrë në pikën kufitare në Merdare e që kishte mallra dhe produkte serbe ka qenë në ora 16:00.

Që nga ora 16:00 më asnjë kamion apo maune nuk ka hyrë në Kosovë.

Ato kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe më nuk kanë arritur të hyjnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat