Abazi: Dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër nga të gjithë

Aktuale

Abazi: Dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër nga të gjithë

Nga: A.SH Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:39
Haki Abazi

Deputeti i pavarur Haki Abazi, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga serbët.

Ai ka thënë se ky është akt fashist i Serbisë, dhe provokim për botën perëndimore.

Tutje, Abazi shkruan se situatë vetëm Rusia dhe ultraradikalët mund të fërkojnë duart.

Postimi në Facebook:

Kidnapimi i Policëve të Kosovës është akt i shtetit fashist Serb dhe provokim për botën demokratike perendimore. Në këtë situatë vetëm Rusia dhe ultraradikalët mund të fërkojnë duart.

Dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër nga të gjithë dhe lirimi i policëve duhet të bëhet menjëherë. Ndërsa duhet reflektim i thellë i qeverisë së Kosovës sa i përket partneritetit me SHBA dhe shtetet Evropiane sidomos Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Një takim bashkërendues me Shqipërinë është i domosdoshëm dhe thirrja e gjithë spektrit politik për diskutim në formatin e Këshillit të Sigurisë Kombtare është urgjencë.

Kjo është arsyeja pse SHBA-të kishin të drejtë në moratoriumin 10 mujorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat