Arrestimi i Policisë së Kosovës nga Serbia, reagon edhe Raci: Këtë ua kemi borxh brezave që vijnë

Aktuale

Arrestimi i Policisë së Kosovës nga Serbia, reagon edhe Raci: Këtë ua kemi borxh brezave që vijnë

Nga: N. Sh. Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:41
Gazmir Raci

Analisti politik Gazmir Raci ka reaguar pas arerstimit të zyrtarëve policor nga Serbia.

Raci përmes një postimi në Facebook, thotë se përballë Serbisë millosheviqiane të gjithë duhet të jemi një.

Ai thotë se ua kemi borxh brezave të mëparshëm dhe atyre që vijnë që të ruajmë Republikën tonë.

Postimi i plotë:

Mospajtimet e brendshme politike e ndërpartiake për çështje ditore lokale janë në rregull.

Përballë Serbisë, e cila edhe sot e kësaj dite është Serbi millosheviqiane, të gjithë duhet tê jemi NJË.

Me gjaktohtësi, maturi e unitet, ua kemi borxh brezave të mëparshëm dhe atyre që vijnë që ta ruajmë Republikën tonë.

Mbi të gjitha, Kosova! 🇽🇰

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat