Stano: Bashkimi Evropian mund të miratojë edhe masa tjera ndaj Kosovës

Aktuale

Stano: Bashkimi Evropian mund të miratojë edhe masa tjera ndaj Kosovës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:40
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka deklaruar se kanë vendosur të ndërmarrin masa ndaj Kosovës, por që të njëjtat nuk janë sanksione.
 

Sipas zëdhënësit Peter Stano, nuk përjashtohet mundësia për masa të tjera nëse Qeveria e Kosovës nuk i përmbush kërkesat e ndërkombëtarëve.

Në një konferencë për media, Stano ka theksuar se masat ndaj Kosovës nuk janë sanksione.

Ai ka theksuar se disa prej masave kanë hyrë në fuqi menjëherë ndërsa të tjera propozime janë duke u diskutuar nga shtetet anëtare.

“Siç e theksova, ka një sërë masash ose propozime për një sërë masash. Disa prej tyre kanë hyrë në fuqi menjëherë, disa prej tyre janë duke u diskutuar më tej dhe shtetet anëtare do të diskutojnë dhe vendosin gradualisht nëse do të vazhdojmë në hapin tjetër, dhe tjetrin, dhe tjetrin”, ka thënë Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat