Avokati Besnik Berisha për arrestimin e policëve nga Serbia: Ata ishin në mbrojtje të sovranitetit!

Aktuale

Avokati Besnik Berisha për arrestimin e policëve nga Serbia: Ata ishin në mbrojtje të sovranitetit!

Nga: N. Sh. Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:00
Policët e Kosovës, të arrestuar nga Serbia

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve policor nga Serbia.

Ai thotë se këta zyrtarë janë kidnapaur dhe nuk kanë dështuar, pasi ishin në mbrojtje të sovranitetit dhe në shërbim të shtetit.

Sipas tij, pritat e Serbisë nuk e ulin nderin e policisë.

Ai kërkon nga shteti që të bëj gjithçka për lirimin e tyre.

Postimi i plotë:

Policët e kidnapuar nuk janë turpëruar, nuk kanë dështuar dhe nuk duhet kritikuar.

Ata ishin në ruajtje të kufirit, në mbrojtje të sovranitetit dhe në shërbim të shtetit!

Pritat e Serbisë nuk e ulin nderin e policisë!

Shteti duhet të bëj GJITHCKA për lirimin e tyre.

Çdo veprim është i arsyeshëm, çdo sanksion duhet aplikuar deri në lirimin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat