Bislimi akuza Brukselit: Vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë

Aktuale

Bislimi akuza Brukselit: Vrazhdësi e krahasueshme me atë të Serbisë

Nga: F.S Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:02
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe.

Ai ka akuzuar Brukselin për mbyllje sysh, duke thënë se kjo është vrazhdësi, të cilën e krahasoi me atë të Serbisë në shkeljen e marrëveshjeve.

"Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij

në Facebook.

Bislimi po ashtu ka shpërndarë postimin e kryeministrit Kurti për kidnapimin e tre policëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat