Osmani: Akti i sotëm dëshmon se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet

Aktuale

Osmani: Akti i sotëm dëshmon se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet

Nga: F.B Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:12
Vjosa Osmani

Për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës ka reaguar edhe presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani.

Ajo tha se  ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

"Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit"- ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat