Pas kidnapimit të policëve, ministri Sveçla arrin në Jarinje

Aktuale

Pas kidnapimit të policëve, ministri Sveçla arrin në Jarinje

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:31
Xhelal Sveçla

Ka arritur në pikën kufitare në Jarinjë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njesia Speciale e Policisë së Serbisë.

Ai madje, e dënoi aktin, duke thënë se Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.

Pas kidnapimit të policëve kishte reagime të shumta duke dënuar aktin dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat