PSD: Arrestimi i policëve në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit

Aktuale

PSD: Arrestimi i policëve në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:33
PSD

Pas ngjarjeve të fundit në Veriun e Kosovës ka reaguar edhe Partia Sociale Demokratike.

"Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit"-ka shkruar në postimin e saj,Teutë Rrusta,anëtare e kësaj partie në profilin e saj.

Ajo tha se Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve.

"Instrumentalizimi i policisë në shërbim të politikave ditore është taktikë e vjetër e liderëve autoritarë. Pati ose jo çështje, figura e fortë do hekur e barot. Aksionet me video-incizime janë përditësimi bashkëkohor i kësaj zeje të vjetër"-shkroi Rrusta ndër tjera.

Ajo, në emër të PSD-së ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat