“Boll mo me hajgare”, Gjinovci: Nëse KFOR-i s’mundet më i rujt kufijtë, ta çojmë FSK-në

Aktuale

“Boll mo me hajgare”, Gjinovci: Nëse KFOR-i s’mundet më i rujt kufijtë, ta çojmë FSK-në

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:34
Rron Gjinovci

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Rron Gjinovci i cili tashmë drejton një organizatë për monitorimin e arsimit në vend, ka reaguar për rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të shtetit nga Serbia.

Gjinovci ka thënë se nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollua kufijtë, atëherë duhet që të vendoset ushtria e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.

“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë.

Boll mo me hajgare”, ka shkruar Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat