Haradinaj: A është vërtetë Kurti spiun i Serbisë?!

Aktuale

Haradinaj: A është vërtetë Kurti spiun i Serbisë?!

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 17:41
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se situata e fundit e krijuar në veri të vendit e bën që vërtetë atij t’i jepet të dyshojë se a është vërtetë kryeministri Albin Kurti spiun i Serbisë?!

Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të partisë së tij, Haradinaj shtoi se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.

“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose  është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”.

Duke komentuar lajmin e kidnapimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Ish-kryeministri Haradinaj tha se u përdhos uniforma jonë dhe kërkoi menjëherë lirimin e tyre.

“Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit e policisë së Kosovës”.

“Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”.

Haradinaj po ashtu para gazetarëve tha se Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe po synon me vetëdije në shkatërrimin e mëtejmë të të arriturave të deritanishme.

Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë  marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat